23:17 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / S Z

Drejtoresha e FMN-në: Normat e interesit nuk bien para 2025-ës

Duke vlerësuar rritjen e normave të interesit nga ana e bankave qendrore, drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Gerogieva ka thënë se është ende herët që ato të rikthehen në nivelet që kanë qenë.

Sipas saj pritshmëritë për rënien e tyre janë se do të ndodhë para vitit 2025.

“Bankat qendrore kanë vepruar me vendosmëri në mënyrë të koordinuar, ne po shohim kryetitujt ku inflacioni po bie”.

“Bankat qendrore duhet ta mbajnë kursin, sepse nëse ato kthehen para kohës në nivelin e mëparshëm të normave, atëherë inflacioni mund të bëhet problem për rritjen për një periudhë më të gjatë kohore”, ka thënë Georgieva gjatë Forumit Ekonomik të Katarit, raporton Anadolu.

Disa ekonomistë dhe institucione paralajmërojnë bankat qendrore për shkaktimin e një recesioni global duke këmbëngulur në rritjen e normave të interesit.