75 Mall Live Search
13:47 / E Hënë, 06 Nëntor 2023 / L K

Drejtoresha e Komunës së Prishtinës bëhet nënë

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati është bërë nënë.

Pak javë pasi kaloi në pushimin e lindjes, drejtoresha e PDK-së ka njoftuar lindjen e djalit, Tomorit.

“Para dy javësh erdhi në jetë Tomori dhe unë e Shkodrani u bëmë prindër! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta, dashurinë e kujdesin që na dhatë këto ditë. Bashkë me Tomorin ju përshëndesim dhe mezi po presim të ju takojmë” shkruan në njoftim Musmurati./Indeksonline/