75 Mall Live Search
15:07 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / OSH

Drejtoresha e Prishtinës, “specialiste” e punësimit, si arriti t’i rehatonte familjarët

Drejtoresha e Administratës në Komunën e Prishtinës, Valbona Vitija-Ajeti, duket se e ka shfrytëzuar fuqishëm mandatin e saj 1-vjeçar në krye të administratës.

Gjatë mandatit të saj njëvjeçar, Vitija-Ajeti është përfshirë në një seri punësimesh që kanë ngritur dyshime serioze për nepotizëm dhe konflikt interesi.

Dokumentet zyrtare dhe të dhënat e siguruara nga burime brenda komunës tregojnë se disa të afërm të saj të ngushtë janë sistemuar në pozita të ndryshme – përfshirë edhe në drejtorinë që ajo vetë udhëheq.

Kush janë të punësuarit?
• Emine Vitija-Brahimi – motra e drejtoreshës, e punësuar në sektorin e Mirëqenies Sociale.
• Bahrie Çunaku-Vitija – kunata, e emëruar zyrtare për lekturim në grupin e marrëdhënieve me publikun dhe informimin.
• Erëza Kurti – “reja” e motrës së saj, e punësuar si asistente administrative në grupin e administrimit të përgjithshëm, sipas njoftimit të datës 19.05.2025;
• Elhame Vitija-Hasanaj – motra tjetër, sipas burimeve, është punësuar në qendrat e mjekësisë familjare gjatë mandatit të drejtoreshës.

Dokumentet e publikuara nga vet Komuna e Prishtinës për punësimin e Bahrie Çunaku-Vitija dhe Ereza Kurti tregojnë pikët e përzgjedhjes dhe datat e punësimit, duke konfirmuar se të dyja këto rekrutime janë bërë gjatë mandatit të znj. Valbona Vitija-Ajeti në krye të Drejtorisë së Administratës.

Fotografi të marra nga rrjetet sociale dhe të dhëna publike në profilet personale tregojnë lidhjen familjare të personave të punësuar me drejtoreshën, duke forcuar dyshimet për konflikt interesi.

Sa ishte aksionare në ndërmarrjen “Hortikultura”, e njëjta e kishte punësuar edhe burrin në këtë ndërmarrje.

Sipas Ligjit për Konfliktin e Interesit dhe rregulloreve të rekrutimit në shërbimin civil, punësimi i të afërmve të ngushtë në të njëjtën strukturë ku një zyrtar ka autoritet vendimmarrës, përbën shkelje serioze dhe është subjekt hetimesh nga organet mbikëqyrëse./Indeksonline/