75 Mall Live Search
12:31 / E Premte, 06 Tetor 2023 / L K

Drejtoresha Vokshi-Nallbani fton qytetarët të legalizojnë objektet pa leje

Drejtoresha e Drejtoratit për Urbanizëm në Komunën e Pejës , Arta Vokshi – Nallbani sot për Radio Pejën tha se edhe vitin e kalur por edhe tani ka interesim nga ana e qytetarëve që të legalozojnë objketet e tyre pa leje .

“Që nga data 2 Tetor me qëllim të ngritjes së vetdijës së qytetarëve për legalizim të objekteve pa leje , Drejtorati për Urbanizëm në bashkëpunim me USAID -in ka filluar një fushatë vetëdijesuese në qendër të qytetit të Pejës”, thekson drejtoresha e Drejtoratit për Urbanizëm , Vokshi – Nallbani .

Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të legalizojnë objektet e tyre pa leje fillimisht duhet të marrin një formular në Drejtoratin për Urbanizëm , të sjellin matjet gjeodozike të tokës ose të objektit , fletën poseduese se ata janë pronar të pasurisë së paluajtshmë që dëshirojne t’a legalizojnë dhe një kopje të letërnjoftimit tha poashtu, drejtoresha Arta Vokshi – Nallbani .

Kostoja e pagesës për legalizim të objekteve pa leje në këtë periudhë është mjaft e ultë dhe atë 1 euro për meter katror për ndërtimet e kategorisë së parë dhe 2 euro për ndërtimet e kategorisë së dytë .
Drejtoresha e Drejtoratit për Urbanizëm , Arta Vokshi – Nallbani fton të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë objektet e tyre të legaluzuara që t’i legalizojnë pasi që një objekt me leje ka vlerë me shumë ,nuk mund të rrënohet dhe gjithësesi mund të përdoret për kredi ,hipotek etj .