75 Mall Live Search
16:54 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / AR

Drejtorët e Komunës së Prishtinës iu shkojnë në shtëpi banorëve të kësaj lagje, për të diskutuar zgjidhjen e problemit

Dy drejtorët e Komunës së Prishtinës, Florian Dushi dhe Krenar Xhaferi kanë shkuar në shtëpi tek banorët e rrugës Ismail Ismaili (ish Bledi II). Atje kanë mbetur të bllokuara dhjetëra shtëpi shkaku i mungesës së rrugës.

Siç njoftoi Dushi, banorëve iu është premtuar se qeveria e re komunale do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në një afat të shkurtër për të bërë zgjidhjen e problemit.

Postimi i plotë:

Pas përfundimit të diskutimit publik dhe ngritjes së problemit nga ana e banorëve rreth mungesës së rrugës për banorët e rrugës Ismail Ismaili (ish Bledi II) meç’rast kanë mbet të bllokuara me dhjetëra shtëpi, sot drejtorët e urbanizmit, investimeve kapitale, inspekcionit dhe planifikimit kanë vizituar këtë lagje për t’u njoftuar nga afër me problemin e mungesës së rrugës.

Me këtë rast, banorëve iu është premtuar se qeveria e re komunale do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në një afat të shkurtër për të bërë zgjidhjen e problemit të mungesës së rrugës, problem ky me të cilin ballafaqohen këta banorë për një periudhë të gjatë kohore./Indeksonline/