Drejtori dhe mësimdhënësit në Skenderaj sulmohen brenda shkollës nga tre persona, njëri nga ta me armë
Drejtori i Shkollës së mesme “Anton Çetta”, Agron Istogu dhe disa mësimdhënës në Skenderaj janë sulmuar nga tre persona të panjohur.
Në njoftim publik të bërë nga kjo shkollë kanë treguar se si, dje rreth orës 14:00, tre persona kanë hyrë në objekt shkollor duke sulmuar atë, dhe disa nga mësimdhënësit, transmeton Indeksonline.
Agron Istogu thotë se kjo ka mund të jetë pse ka dhënë vërejtje disa nxënësve që të mos pijnë duhan.
“Këta persona ishin të armatosur dhe kanë ardhë në shkollë duke më kërkuar . Posa kam dal në korridor afër derës së hyrjes në shkollë, unë jam afruar dhe i kam përshëndetur personat që më prisnin. Personi me emrin Alban, mu ka drejtuar duke me thënë se dje vëllait tim ja keni dhënë një shuplakë. Unë u befasova sepse nuk e kam rrah askënd dhe po u shpjegoja se nuk është e vërtetë ajo që ju thuani. E di që dje, 10 apo 12 nxënësve ua kam dhënë vërejtje pasi i kam zënë në WC duke pirë duhan, po nëse ju keni ndonjë ankesë dhe ju mendoni se iu është bërë e padrejtë mund ti drejtoheni Drejtorisë së Arsimit apo edhe Policisë. Papritmas ata filluan të më sulmojnë në mënyrë brutale që të tre. Unë duke e parë se ata e kanë qëllim lëndimin tim dhe ishin ardhë të përgatitur për këtë, jam larguar më shpejtësi në katin e dytë ku është drejtoria e shkollës dhe e kam mbyllë derën”, thuhet në njoftimin e tij.
Ai thotë pasi nisin të sulmojnë, me shpejtësi ka shkuar në drejtori dhe së në ndihmë i kanë ardh mësimdhënësit, ku njëri nga ta ka pësuar thyerje të dorës.
Derisa, tregon se njëri nga sulmuesit ka pasur edhe armë, ku i është kërcenuar se do t’i vrasë.
“Ata tentuan që të hynë mbrenda në zyrë me dhunë dhe në këto momente kanë ardhë në ndihmë disa nga mësimdhënësit e shkollës, dhe të njëjtit kanë filluar qe edhe me ta të zihen ku në këtë rast njeri nga mësimdhënësit ka marr edhe lëndime – thyrje të dorës. Ne u munduam që t’i ndalojmë që mos të ndodhë më e keqja, pasi që ata ishin të aramatosur. Në atë moment njëri nga ta e drejtoj armën nga ne, duke na kërcnuar se do ju vrasë të gjithëve. E gjithë ngjarja është e incizuar nga kamerat e sigurisë së shkollës”, thuhet tutje në shkrimin.
“E potencoj që unë personalisht as që i njohë këta persona që kishin mjekra të gjata , por kam ndëgjuar se të njejtit e kanë sulmuar edhe shkrimtarin Azem Deliun, dhe se janë të njohur për opinjonin unë nuk kam pasur ndonjëhëre diçka personale me ta dhe ne si shkollë vetëm e kemi respektuar rregulloren e shkollës e cila është në pajtim me ligjin, e kjo ndoshta dikend e paska penguar. Ju bëjmë me dijë se shkolla jonë për disa vite më radhë në saje të respektimit të rregullores dhe ligjit të arsimit, është shpallur një nga shkollat më të mira jo vetëm në komunë por edhe në regjion”, thuhet ndër të tjerash në shkrimin e publikuar në faqen e shkollës./Indeksonline/
