Drejtori financiar, Krasniqi, shpjegon arsyen se pse dha dorëheqjen nga FC Prishtina
Në të njejtën ditë nga Prishtina janë larguar dy persona të rëndësishëm: trajneri Mirel Josa dhe drejtori financiar Sokol Krasniqi.
Në një prononcim për Indeksonline, Krasniqi ka bërë të ditur arsyen e ndërprerjes së bashkëpunimit me Prishtinën.
“Dje kam dhënë dorëheqjen nga posti. Unë jam profesor në universitet dhe tashti kam një post në organet menaxhuese si menaxher i programeve master. Pra, kjo është çështje ligjore dhe nuk më lejohen t’ mbaj dy punë, me gjithë dëshirën për të punuar me Prishtinën” , deklaroi Krasniqi. /Indeksonline/