75 Mall Live Search
23:11 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / Burim

Drejtori Havolli ndanë një video: Shikojeni dallimin mes punës dhe bllokadës

Drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolliu ka publikuar një video nga rruga ‘Rexhep Luci’, e cila është përuruar sonte në mbrëmje nga kryetari i kësaj komune, Përparim Rama.

Sipas tij, në disa sekonda të videos, mundeni me pa dallimin në mes punës dhe bllokadës.

“Çka ka blloku Hajrullah Ceku ne Prishtinë është kulmi i turpit. Edhe këtë në mënyrë të kundërligjshme e selektive.  Për informatë: rruga Rexhep Luci e transformuar nga Perparim Rama dhe rruga Qamil Hoxha e bllokuar nga Hajrullah Ceku janë i njëjti projekt”, ka shkruar Havolli.  /IndeksOnline/