75 Mall Live Search
20:42 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / L K

Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës ofron dorëheqjen

Përparim Ramës i është paraqitur sot edhe një sfidë në detyrën e tij në krye të Prishtinës. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Bersant Beka, drejtor i Administratës në Komunën e Prishtinës ka paraqitur dorëheqjen.

Dorëheqja e Bekës nuk ka marrë ende “aminin” e drejtuesve të komunës dhe deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim për pranimin e dorëheqjes se tij. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi të drejtorit të Administratës në kryeqytet. Ineksonline ka tentuar të kontaktojë Bekën, por që i njëjti nuk është përgjigjur në telefon. /Indeksonline/