75 Mall Live Search
11:13 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / OSH

Drejtori i AgroKosova Holding: Vendimi i AKP-së – i lidhur me politikë

Aziz Tafaj drejtor në AgroKosova Holding ka kundështuar vendimin e Agjencisë së Privatizimit të Kosovës për tërheqjen e aksioneve dhe vënien nën administrim të drejtëpërdrejtë të kësaj ndërrmarrje, shkruan IndeksOnline.

Tafaj nuk hudhi poshtë pretendimet se në këtë pikë mund të jetë e përfshirë edhe politika.

Ai tha se vendimi i AKP-së është i pa paralajmëruar dhe i pa pritur. Sipas tij ka pasur presion dhe pengesa gjatë viteve të fundit.

“Vendimi është i papalajmëruar, i papritur. Grupet e interest mund të jenë të lidhur edhe me politikë që kanë sjellë situatën këtu edhe meqenëse është arrit përmes formave të veprimit apo mosveprimit të lejoj ndërrmarrjen të funksionoj normalisht, që i ka krejt kriteret. Kanë marrë këtë veprim arbitrat pasi i kanë humbur të gjitha procedurat në gjyq. Çka iu ka mbet atyre, të marrin një vendim të fshehtë dhe të paligjshëm dhe të pretendojnë të ekzekutjnë, ky është një akt i dhunës së drejtëpërdrejtë në të drejtën e ekzistencës si ekonomi, është një dhunë.

Ka pasur presione, pengesa. Anëtarët e bordit zgjidhen nga politika dhe fakti që kjo situatë nuk është zhbllokuar është edhe politike pasi është dasht me pas vullnet. Patjetër që është e lidhur edhe me politikë”, tha ai./IndeksOnline/