08:02 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Drejtori i AKI-së rrëfen për deportimin e Gylenistëve

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, ku do të intervistohet drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni.

Mbledhja nis në orën 12:00, në Kuvendin e Kosovës.

Në muajin mars të vitit 2018, 6 shtetas turq ishin arrestuar në Kosovë dhe pastaj ishin deportuar në Turqi.

Për shkak të deportimit të tyre në Turqi, kanë dhënë dorëheqje ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefi i AKI-së, Driton Gashi.