75 Mall Live Search
18:39 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Drejtori i Atalantës e vëzhgoi futbollistin shqiptar

Atalanta po e merr seriozisht transferimin e qendërmbrojtësit Marash Kumbulla.

Eksperti i merkatos italiane të futbollit Nikolo Skira shkruan se në takimin e sotëm midis SPAL-it dhe Veronës, drejtori i klubit të Atalantës Giovani Sartori ishte në stadiumin “Paolo Maca” për të vëzhguar futbollistin e Shqipërisë Kumbulla dhe mbrojtësin e SPAL-it Igor.

Kujtojmë që prej disa muajsh, Interi, Juventusi, Napoli dhe ekipe të tjera italiane kanë shprehur admirim për 19-vjeçarin shqiptar, i cili renditet ndër futbollistët më premtues të kampionatit italian.

Verona arriti të fitonte pastër ndaj SPAL-it 0-2 duke marrë 3 pikë të çmuara në kampionatin italian si dhe nisin me këmbën e mbarë vitin 2020.