75 Mall Live Search
21:59 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / Z S

Drejtori i ATK-së mban konferencë për media nesër, prezanton të arriturat dhe aktivitetet e ATK-së për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025

Gjatë ditës së nesërme Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj do të mbajë konferencë për media.

Në këtë konferencë sipas njoftimit Murtezaj do të prezantojë të arriturat dhe aktivitetet e ATK-së për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Konferenca mbahet në ora 10:00 në zyrat qendrore të ATK-së./Indeksonline/