75 Mall Live Search
19:42 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Drejtori i Atletico Madrid mposht Igli Taren për “Drejtorin e vitit”

Drejtori Sportiv i Atletico Madrid, Andrea Berta është shpallur më i miri i vitit për detyrën e tij.

Ai në garën e organizuar nga “Globe Soccer”, ka mposhtur ish-futbollistin e Shqipërisë, Igli Tare.

Ylli shqiptar kishte bërë punë të madhe në kryesinë e Lazios për vite me radhë.

Përveç Tare dhe Berta në garë ishin edhe Eric Abidal dhe Marc Overmars. /IndeksOnline/