75 Mall Live Search
23:43 / E Hënë, 06 Prill 2026 / L A

Drejtori i Atleticos kritikon gjyqtarët e La Ligas pas vendimit ndaj Gerard Martin

Ndeshja Atletico Madrid-Barcelona ka marrë vëmendje së fundmi.

E gjithë kjo nisi me ndërhyrjen e Gerard Martin ndaj Thiago Almadas, ku i cili u ndëshkua me karton të kuq por më pas VAR e anuloi vendimin.

Ky episod zemëroi edhe drejtorin e Atletico Madrid, Miguel Angel Gil ku i cili ka kritikuar ashpër sistemin e gjykimit në La Liga.

“Kur i shohim pamjet dhe dëgjojmë audio-n e shpërndarë nga Federata, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të ndihemi të turpëruar. Është e papranueshme që na lejojnë të dëgjojmë komentet e tyre, krejtësisht në kundërshtim me mënyrën se si duhet të funksionojë VAR-i, dhe të mos ndodhë asgjë”, ishin fjalët e Gil.

Barcelona, kujtojmë se arriti të mposhte Atleticon në “Metropolitano”, me rezultat 1-2./IndeksOnline/