10:24 / E Martë, 02 Gusht 2022 / C E

Drejtori i Barcelonës tregon se si ia rrëmbeu nga dora Kounden një skuadrës tjetër

Jules Kounde ishte goditja e pestë në këtë merkato për Barcelonën pas Leëandoëskit, Raphinhës, Christensen dhe Kessie. Në fakt, për ta transferuar mbrojtësin francez në Camp Nou nga Sevilla nuk ishte aspak një punë e lehtë duke qenë se për 23-vjeçarin kishte interes të fortë edhe nga ana e Chelseat.

Madje, Blutë e Londrës arritën akordin me Sevillan dhe pritej zyrtarizimi i transferimit, por në fund dëshira e madhe për të luajtur me Barçën rezultoi vendimtare në të ardhmen e Kounde. Së fundmi, drejtori i katalanasve, Mateu Alemany zbulon se agjenti i Kounde e telefononte çdo ditë dhe se lojtari dëshironte me patjetër Barcelonën.

Agjenti i Kounde më ka telefonuar pothuajse çdo ditë në dy muajt e fundit. Më kërkonte se çfarë do të bënim në lidhje me lojtarin pasi Kounde kishte oferta të shumta dhe me leverdi. Më pas Kounde kishte thuajse të mbyllur një akord me një klub tjetër, megjithatë sapo patëm mundësinë për ta transferuar i dërguam një ofertë Sevillas. Dua të theksoj se ishte shumë e rëndësishme edhe vetë dëshira e lojtarit për të veshur fanellën e Barçës”, u shpreh Alemany.