75 Mall Live Search
14:13 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / A. A

Drejtori i Bayer Leverkusen: Rashica nuk është temë e jona

Milot Rashica ishte në prag të transferimit te Bayer Leverkusen në afatin kalimtar të verës.

Kalimi nga Werder Bremen dështoi, për shkak të skadimit të kohës që ishte në dispozicion për dritarën e transfereve.

Drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes ka deklaruar se Milot Rashica për momentin nuk është temë në klub.

Mesfushori kosovar aktualisht është i lënduar dhe nuk mund të luaj deri në janar.

Gjatë këtij edicioni 24 vjeçari ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje në Bundsligë me Werder Bremenin.

/Indeksonline/