75 Mall Live Search
12:34 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / G T

Drejtori i Bayern Munich, Freund i del në mbrojtje Tuchelit: Jemi së bashku në një anije

Skuadra e Bayern Munich u mposht mbrëmë me rezultatin minimal 1:0 ndaj Lazios në ndeshjen e vlefshme për raundin 1/16 e finales në UEFA Champions League.

Mediat në Gjermani kanë nisur menjëherë një kritikë të madhe për trajnerin Thomas Tuchel, shkruan Indeksonline

Por, drejtori sportiv i klubit gjerman, Christoph Freund i del në mbrojtje ish-trajnerit të Chelseat.

“Sigurisht që Tuchel po lufton me situatën, e cila është shumë e vështirë për ne. Qëllimi ynë është të luftojmë, për të dalë nga kjo situatë së bashku. Ne jemi të gjithë në një anije, ne jemi bashkë”, u shpreh Freund

Kujtojmë që Bayern Munich ditë më parë u mposht edhe nga rivali i drejtpërdrejt për titull të Bundesligas, Bayer Leverkusen dhe karriga e Tuchelit vërtetë u “lëkund”./Indeksonline/