Drejtori i Bayernit: I kemi thënë Jecksonit të kthehet në Chelsea

Pavarësisht se udhëtoi në qytetin e Minhenit për teste mjeksësore, transferimi i Nicolas Jeckson te Bayern Munich nuk po ndodh.
Chelsea ka njoftuar lojtarin të rikthehet në Londër, pas lëndimit të Liam Delap në orët e fundit, shkruan IndeksOnline.
E Drejtori i Bayernit, Max Eberl, po ashtu ka njoftuar se kanë njoftuar agjentin dhe sulmuesin senegalez të rikthehet në Londër, pas kërkesës së Chelseas.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se bisedimet do të vazhdojnë në orët e fundit të merkatos, për të gjetur një zgjidhje.
“Nuk jam në pozicion për të vepruar. Do t’i themi lojtarit dhe agjentit të tij se duhet të kthehen në Londër, ai është lojtar i Chelseat. Për 48 orët e fundit, do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje”, tha Eberl për BILD.
Sipas raportimeve, marrëveshja e huazimit është aktualisht në pritje, por jo 100% e garantuar dhe se Jackson bashkë me agjentin e tij Ali Barat, do të qëndrojnë edhe sot në Mynih./IndeksOnline/