75 Mall Live Search
12:06 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Drejtori i dështuar sportiv i Romës: Na falni, na falni, na falni!

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka kërkuar falje për humbjen turpëruese të Romës nga Fiorentina.

Monchi që vlerësohej si njeriu që do ta këndellë skuadrën romake, ka dështuar totalisht duke i sjellur skuadrës plot transfere të dështuara, ndërsa nuk ka arritur t’i mbajë yjet e skuadrës duke lejuar largimin e shumë futbollistëve.

Drejtori spanjoll ka thënë se humbja e mbrëmshme ishte më turpëruesja në karrierën e tij.

“Është e vështirë që ta komentosh. Ishte nata më e rëndë në historinë time si drejtot. Është e vështirë ta përballosh. Dua të iu kërkoj falje të gjithë tifozëve për turpërimin. Ju them të na falni, na falni, na falni. E vetmja mënyrë për të dalur nga kjo situatë është që të jemi së bashku” ka thënë Monchi./Indeksonline/