75 Mall Live Search
00:27 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Drejtori i FBI: Rusia synon të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA

Federata Ruse është e vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA, pavarësisht sanksioneve dhe përpjekjeve për të penguar veprime para zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës, ka thënë të martën Drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Gjatë një seance të Komitetit Gjyqësor në Senat, drejtori i FBI, ndër të tjera ka thënë se “rusët kanë për qëllim të ndërhyjnë në zgjedhjet tona”, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.

Drejtori Wray u paraqit një ditë para se dëshmisë së ish-këshilltari special, Robert Mueller i cili do të paraqitet para Kongresit për hetimin e tij dy vjeçar që ka të bëjë me ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Hetimi i Mueller zbuloi për një fushatë hakmarrëse dhe propoganduese gjatë zgjedhjeve të 2016-ës që rezultoi me ngritjen e aktakuzave kundër 25 qytetarëve rusë dhe 3 kompanive ruse.

SHBA kanë vënë sanksione sa i përket zgjedhjeve kundër oligarkëve ruse dhe zyrtarëve të inteligjencës ushtarake ruse.

Drejtori Wray ka konfirmuar se kërcënimi rus për interferim në zgjedhje mbetet, përderisa ai ka thënë para senatorëve se FBI është duke punuar rreth formave të ndryshme të ndikimit të huaj, propogandës dhe lajmeve të rreme.

Zv. drejtuesi i Komitetit të Inteligjencës në Senat, Mark Warner në fund citoi fjalimin e Mueller duke thënë se “ai e filloi dhe mbaroi fjalimin duke thënë se rusët na kanë sulmuar dhe ata do të kthehen dhe SHBA ka nevojë të mbrohet më mirë”./Indeksonline/