75 Mall Live Search
13:39 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Drejtori i FBI-së: Rusia po përpiqet të minojë zgjedhjet në SHBA

Drejtori i FBI-së e akuzon Rusinë se po ndërhyn në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të cilat pritet të zhvillohen në më pak se një muaj, shkruan BBC-i.

Christopher Ray, në adresimin e tij në Kongres, ka thënë se shqetësimi i tij më i madh është “vazhdimi i shpërndarjes së dezinformatave”, e të cilat mund të minojnë procesin zgjedhor dhe rezultatin në zgjedhjet e 2020, transmeton IndeksOnline.

Ai tha se Rusia është duke përdorur mediet sociale me qëllim për të denigruar zëvendëspresidentin, Joe Biden

Nga ana tjetër Macon Philips, personi që ka menaxhuar strategjinë digjitale për presidentin Barak Obama si edhe sekretarin e Shtetit John Kerry, ka thënë: “Strategjia e Rusisë është që  të mbjellë dyshime dhe t’ia mohojë medias dhe publikut aftësinë për të punuar e vepruar në mënyrë racionale në lidhje me atë që ndodh gjatë zgjedhjeve”.