75 Mall Live Search
13:17 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Drejtori i FIFA-s e pranon se është homoseksual (VIDEO)

Sot Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbajtur një konfernecë për Media në Katar, ku ka folur rreth Kupës së Botës e cila do të nis ditën e nesërme.

Në konferencë së bashku me Infantinon, ishte prezent edhe Drejtori i komunimimit, Bryan Swanson.

Ai para mediave ka deklaruar se është homoseksual, transmeton IndeksOnline.

“Kam kaluar disa kohë në krah të Gianni-t duke punuar përkrah Infantinos dhe jam ndjerë gjithmonë i mbështetur dhe i ndihmuar, jam homoseksual siç janë shumë kolegë të tjerë në FIFA dhe jam ndjerë gjithmonë i mbështetur”, tha Swanson në konferencën për shtyp.

Edhe Presidenti Infantino, gjatë konferencës tha se sot ndihet homoseksual duke shpjeguar se e ka hipokrizi mbi qëndrimin e Evropës ndaj Katarit.

“Sot ndihem Katar. Sot ndihem arab. Sot ndihem afrikan. Sot ndihem homoseksual. Sot ndihem i paaftë. Sot ndihem një punëtor migrant.”, ka thënë ai./IndeksOnline/