75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Drejtori i IAMN-së, Fatmir Sheholli, hulumtim: Asociacionin e komunave serbe s’e duan funksional 85% të qytetarëve të Republikës së Kosovës!

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, siç ka theksuar se hulumtimi i realizuar në muajin shtator të këtij viti me 1001 respodentë, ka rezultuuar se 85% e qytetarëve të Kosovës janë kundër funksionalizimit të AKS-së, kurse 10% janë për (serbë të Kosovës) dhe 5% nuk janë të vendosur për, as kundër.

Lidhur me këtë hulumtim, Fatmir Sheholli, i ka deklaruar gazetës beogradase “Blic” se populli shqiptar është kundër funksionalizimit të ASK-së pa njohjen e shtetit të Kosovës.

Sheholli ka shtuar që asnjë parti politike shqipëtare e as të komuniteteve tC tjera, përveç Listës Serbe nuk janë për funksionalizimin e ASK-së, duke pohuar se çdo përpjekje e funksionalizimit të ASK-së në kundërshtim me mendimin e Kushtetutës së Kosovës mund të sjellë probleme serioze midis popullit shqiptar dhe atij serb në Kosovë!