75 Mall Live Search
12:14 / E Hënë, 29 Mars 2021 / AR

Drejtori i IKSHPK-së infektohet me koronavirus

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, është infektuar me koronavirusin, shkruan Indeksonline.

Kështu ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2!

Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri  i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVIDI-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Masat parandaluese janë të njëjta me akcent të veçantë se personat pozitivë duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.

Andaj ju lutem:

Mbulojeni gojën dhe hundën me maskë!

Mbajeni higjienën!

Respektojeni distancën!