75 Mall Live Search
10:00 / E Premte, 28 Janar 2022 / OSH

Drejtori i Infektivës: Omicron-i tek pacientët e pavaksinuar – sëmundje shumë e rëndë!

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në një prononcim për IndeksOnline, ka bërë ditur se sot janë të shtrirë 76 pacientë me Covid19 dhe 2 negativ në Covid19.

Ai bëri të ditur se prej tyre, 45 pacientë të shtrirë janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës Pfizer ndaj Covid19.

Kurse, 24 prej tyre janë të pavaksinuar.

“45 pacientë me nga dy doza Pfizer, 5 pacientë me nga tre doza Pfizer, 1 pacientë me një dozë Pfizer, 2 pacientë me nga dy doza AstraZeneca, 1 pacient me një dozë Johnson&Johnson”, tha Vishaj për IndeksOnline.

Drejtori i Infektivës bëri të ditur se të vaksinuarit po e kalojnë më lehtë sëmundjen e virusit vdekjeprurës.

Ai tha se varianti i ri, Omicron, po rezulton të jetë një sëmundje shumë e rëndë për të infektuarit.

Vishaj bëri apel që qytetarët e Republikës së Kosovës të vaksinohen sa më parë kundër Covid19.

Ndërkohë, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, bëri të ditur se 108 pacientë pozitiv me coronavirus janë në oksigjeno-terapi./IndeksOnline/