75 Mall Live Search
20:29 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Drejtori i Interit konfirmon interesimin për të nënshkruar me Taremin dhe Zielinskin

Javët e fundit është raportuar se skuadra e Interit është afër transferimit të Mehdi Taremit dhe Piotr Zielinskit.

Sulmuesi i Portos dhe mesfushori i Napolit janë në muajt e fundit të kontratës dhe zikaltërit po synojnë ti transferojnë në radhët e veta, shkruan IndeskOnline.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drjetori i Interit, Piero Ausilio.

“Është e vërtetë, ne jemi duke punuar për marrëveshjet e Taremit dhe Zielinski si agjentë të lirë. Ne kemi informuar FC Porton dhe Napolin për negociatat që po vazhdojnë me lojtarët. Ne jemi në kontakt me të dyja, le të shohim nëse mund t’i arrijmë marrëveshjet.”, deklaroi Ausilio./IndeksOnline/