Drejtori i Juventusit takohet me Moratan!
Sipas Tuttosport, Drejtori i skuadrës së Juventusit, Fabio Paraciti, ka takuar Alvaro Moratan në një hotel në qendër të qytetit të Milanit.
Spanjolli tashmë kishte takuar Paraticin disa ditë më parë, por sipas gazetës italiane një takim i ri u zhvillua dje në Milano.
Morata ka shprehur dëshirë që dëshiron të kthehet në Juventus dhe “Zonja e vjetër” do të përpiqet ta transferojë atë nëse një nga sulmuesit e tyre do të largohet nga klubi. /IndeksOnline/