Drejtori i Klan Kosova: Kërcënimet nuk na ndalin

Drejtori i Klan Kosova, Arbër Geci, ka reaguar pas kërcënimit me jetë ndaj gazetarit të emisionit hulumtues KIKS Kosova, Herolind Ademi.
Në reagimin e tij në Facebook, Geci thotë se gazetari Ademi është gazetar i ri e me ambicie për të ushtuar profesionin e tij.
Por thotë se këto kërcënime nuk do të na ndalin.
Ky është reagimi i tij:
Herolindi, një gazetar i ri, i guximshëm, me ambicie e vullnet për të ushtruar profesionin e tij, është kërcënuar sot me jetë!
Nuk është hera e parë, e fatkeqësisht mund të mos jetë e fundit, por gjithsesi kërcënimet do të mbesin përpjekje të dështuara pasi ne do të vazhdojmë rrugën tonë për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe për të demaskuar keqpërdoruesit në secilin rast.
“Kiks Kosova” është një emision hulumtues që me guxim do të vazhdojë t’i shërbejë interesit publik.
Ndërkohë, dua të falënderoj institucionet e sigurisë për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e kërcënuesit. Gjithashtu falënderoj të gjithë kolegët, që jo vetëm në këtë rast, por në vazhdimësi janë solidarë dhe në mbrojtje të fjalës së lirë.