75 Mall Live Search
14:29 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Drejtori i LDK-së në Mitrovicë, pret qytetarët në shtëpi para se ata të votojnë

Qytetarët e vendit tonë po e shfrytëzojnë sot të drejtën e tyre për votim.

Deri në këto momente nuk janë shënuar incidente të mëdha, gjithsesi militantë të partive të ndryshme, po vazhdojnë të manipulojnë me qytetarë.

Madje, jo vetëm militantët, drejtori i Prokurimit në Komunën e Mitrovicës, Bekim Muja që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po pret në shtëpi të tij qytetarë duke ndikuar kështu në bindjet e tyre, raporton Indeksonline.

Shtëpia e Mujës është afër shkollës “Skendërbeu” në Vaganicë.

Kujtojmë që Muja kishte edhe një akuzë në vitin 2016, ku i njëjti dyshohet për ngacmim seksual ndaj një të miture 13-vjeçare./Indeksonline/