75 Mall Live Search
11:13 / E Premte, 18 Korrik 2025 / G T

Drejtori i Leverkusenit konfirmon interesimet për Granit Xhakën: Synim yni është ta mbajmë…!

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes ka folur për interesimet e skuadrave europiane për Granit Xhakën.

Shumë ekipe janë interesuar për mesfushorin e Kombëtares së Zvicrës, duke filluar nga AC Milani e deri te Sunderlandi i Premier Leagues, shkruan Indeksonline

Këtë e konfirmon edhe Rolfes gjatë një konference për media.

Ai tha se ka shumë të interesuar dhe se synimi i tyre është që ta mbajnë lojtarin shqiptar.

“Granit Xhaka është një lojtar i rëndësishëm për ne. Interesi ynë është që ta mbajmë në skuadër. Sigurisht që ka shumë interes për të. Një gjë është e qartë, një transferim mund të ndodhë vetëm nëse është një situatë e favorshme për të dyja.

“Kemi tre vjet kontratë me të dhe jemi të kënaqur. Qëllimi ynë është që Graniti të qëndrojë. Vet futbollisti nuk i ka komentuar këto gjëra”, u shpreh drejtori sportiv

Kujtojmë që Xhakën e kërkuan edhe skuadrat jashtë Europës, ato nga Arabia Saudite./Indeksonline/