Drejtori i Liverpoolit me gjest të jashtëzakonshëm, ofron të gjithë punonjësit e “Anfield” në shërbim të qytetit

CEO i Liverpoolit, Peter Moore ka bërë një gjest jashtëzakonisht të mirë në ndihmë të qytetit në luftën kundër koronavirusit.
Përmes një postimi në Twitter, drejtori i kampionëve në fuqi të Evropës ka thënë se të gjithë punonjësit e stadiumit të Liverpoolit do të jenë në shërbim të qytetarëve në Marseyside.
Ky është njoftimi i tij:
Mesazh për menaxherët e supermarketeve këtu në Merseyside. Punonjësit tanë të stadiumit këtu në Liverpool FC po ofrojnë kohën dhe ekspertizën e tyre në vullnetarizëm për të ndihmuar me kontrollin e turmës, menaxhimin e radhëve, kontrollin e parkimit, duke ndihmuar të moshuarit dhe të sëmurët duke marrë sende ushqimore në makinat e tyre, etj.
Message to supermarket managers here on Merseyside. Our stadium stewards here @LFC are offering their time and expertise in volunteering to help with crowd control, queue management, parking control, assisting the elderly and infirm taking their groceries to their cars, etc. 1/2
— Peter Moore (@PeterMooreLFC) March 22, 2020
Ata janë vërtet më të mirët në këtë punë dhe do të ishin të kënaqur të ndihmojnë në çfarëdo mënyre që ju ta konsideroni të përshtatshme (dhe të sigurt) në ambientet tuaja. Ju lutem më shkruani mua mua në mënyrë që unë mund t’ju vë në kontakt.
They are truly the best in the business and would be delighted to help in whatever way you would deem appropriate (and safe) on your premises. Please DM me so that I can put you in contact. #YNWA 2/2
— Peter Moore (@PeterMooreLFC) March 22, 2020