Drejtori i NJIK prezantoi para Këshillit të Evropës planin strategjik dhe zhvillimor të Njësisë Pilot të Inteligjencës së SHKK-së

Sot,drejtori i NJIK, Sami Gashi, përmes një takimi online prezantoi para Këshillit të Evropës planin strategjik dhe zhvillimor lidhur me themelimin, dhe funksionalizimin e Njësisë Pilot të Inteligjencës Korrektuese të Kosovës.
Para të pranishmëve, Gashi, prezantoi sipërfaqësisht organizimin strategjik mbi themelimin, funksionalizimin, progresin dhe sfidat nëpër të cilat rrjedhimisht ka kaluar Njësia e Inteligjencës Korrektuese të SHKK-së deri tani.
Takimi online u zhvillua me kërkesë të Bashkimit Evropian, konkretisht nga Këshilli i Evropës në të cilin morën pjesë, ekspertë nga Irlanda Veriore, Danimarka, si edhe zyrtarë të lartë të burgjeve dhe policisë së Bosnjë e Hercegovinës.