75 Mall Live Search
21:53 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

Drejtori i Organizatës Botërore të Tregtisë: Mungesën e vaksinës po e paguajnë njerëzit me jetën e tyre!

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë bëri thirrje për veprim urgjent në rritjen e prodhimit të vaksinave Covid-19 në vendet në zhvillim, duke thënë se vendet e prodhimit mund të përgatiten në gjashtë deri në shtatë muaj ose më pak se gjysma e kohës që mendohej më parë.

“Fakti është që çdo ditë shtesë që vazhdon mungesa e vaksinës, njerëzit do të paguajnë me jetën e tyre,” tha Ngozi Okonjo-Iweala në një samit dy-ditor të përqendruar në prodhimin e vaksinave Covid-19, raporton Reuters./IndeksOnline/