Drejtori i PK-së thotë se janë edhe disa policë të tjerë të përfshirë në rastin e Drenasit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka deklaruar se në rastin e njohur si ‘Drenasi’ ka edhe të tjerë zyrtarë policorë që janë të dyshuar.
Ai ka kërkuar nga Inspektorati Policor informata nëse mund të marrë masa për rikonstruktimin e Policisë se Kosovës në drejtorinë në Drenas.
“E them se më kanë thënë mos me prek asgjë se nuk është duke u hetuar vetëm një individ në polici por ka hetim me të gjerë”, është shprehur Qalaj.

Vlen të përmendet se në këtë rast ishte i përfshirë polici hetues, Vesel Veseli. Qalaj këto deklarata i dha në Komisionin për Siguri në Kuvendin e Kosovës.
