75 Mall Live Search
15:34 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / S Z

Drejtori i Policisë pret në takim ambasadorin e Francës, diskutojnë për sigurinë në vend

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovës, Olivier Guerot.

Sipas njoftimit të policisë, takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë në vend, për bashkëpunimin e PK-së me Ambasadën e Francës.

Gjatë takimit u shfaq po ashtu gatishmëria që edhe në të ardhmen këto marrëdhënie dhe bashkëpunimi i ndërsjellë të ruhet dhe të avancohet në drejtim të synimeve të përbashkëta.

“Takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë në vend, për bashkëpunimin e PK-së me Ambasadën e Francës dhe gjatë takimit u shfaqë gatishmëria që edhe në të ardhmen këto marrëdhënie dhe bashkëpunimi i ndërsjellë të ruhet dhe të avancohet në drejtim të synimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftim..