Drejtori i policisë dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën dhe sigurinë në vend

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, sot priti në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, Brigadier General Cahit Irican.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën dhe sigurinë në vend.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës.
‘’Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, sot priti në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it Brigadier General Cahit Irican, me të cilin diskutuan për situatën dhe sigurinë në vend, e po ashtu edhe për bashkëpunimin reciprok dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Kosovë’’, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të vazhdoi të punoi ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim u tha më tutje në njoftim./Indeksonline/