14:20 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Drejtori i Policisë jep detaje për aksionin e sotëm në veri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është deklaruar për media pas përfundimit të aksionit të sotëm të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.

Në deklarim e sipër Qalaj ka thënë se të lënduar nga ky aksion i policisë kanë mbetur pesë policë, një me armë zjarri, një me predhë dhe tre të tjerë gjatë largimit të barrikadave të vendosura.

“Dje Policia e Kosovës ka marrë një urdhër-arrest për një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policor. Pas marrjes së këtij urdhri kemi bërë përgatitjet e duhura që të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.Ka qenë përgatitje e shpejtë, por kemi arritur ta realizojmë pa pasojë dhe në mënyrë efektive.Në shumicën prej komunave që  i kemi pasur të dyshuarit, operacioni ka rrjedhë normalisht pa pengesa, pa probleme por kemi pasur mjaft probleme në komunën e Zubin Potokut. Qysh në mëngjes kur Policia nisi aksionin për arrestim ka hasur në një gjuajtje me armë meqë rast ka mbetur i plagosur një drejtor policor dhe nga plumbi njëjtë është prekur edhe një zyrtar tjetër , por meqë plumbi nuk ka arritur ta shpojë nuk ka ndonjë problem të madh shëndetësorë”, ka thënë Qalaj, shkruan Indeksonline.

Tutje i njëjti shtoi se është dhënë urdhër për angazhimin e njësive elite të Policisë së Kosovës bashkë me pajisje dhe është filluar në mënyrë përgjegjësive eliminimi i problemeve të shumta dhe të kryhet aksioni në Zubin Potok, ku janë bastisur e kontrolluar lokacione të shumta.

“Kemi pasur edhe tre zyrtarë të tjerë të lënduar, lëndime gjatë përpjekjeve për heqjen e barrikadave dhe poashtu sipas informacioneve kemi edhe gjashtë qytetarë të cilët janë lënduar dhe ishin pjesëmarrës në vënien e barrikadave. Aksioni ka qenë në Vushtrri e në Drenas nën dyshimin për kontrabandim me mallra. Konsideroj që edhe përkundër rezistencës aktive të banorëve në Zubin Potok operacioni është zhvilluar me mjaft sukses, nuk ka pasur fatalitet dhe është realizuar në përpikshëmri. Nga bastisja janë gjetur armë zjarri, telefona, kamera e kështu me radhë”, shtoi tutje Qalaj./Indeksonline/