75 Mall Live Search
14:35 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Drejtori i Policisë: Krenari të flasësh për dikë si Izeti, përulem para familjes Demaj

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka mbajtur në fjalim para të pranishmëve në varrimin e policit, Izet Demaj, që u vra të enjten në Istog.

Qalaj ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e Demajt, të cilin e ka quajtur hero, raporton Indeksoline.

“Po ndahemi nga një koleg shumë i çmuar i policisë së Kosovës. Është krenari të flasësh për dikë si Izeti, për flijimin e tij për luftimin e krimit. Ideali i tij do të jetojë gjatë sepse do t’i jetësojmë ne. Unë dua t’i përulem familjes së tij, ju jeni dhe do të mbeteni pjesë e policisë së Kosovës që i dhatë njeriun më të dashur”, tha Qalaj. /Indeksonline/