Drejtori i Policisë Kufitare priti në takim Shefin e Misionit të UNHCR-së

Sot, Kolonel Ragip Bunjaku, Drejtor i Policisë Kufitare ka pritur në takim z. Arjun Shrestha, Shef i Misionit të UNHCR-së.
Në këtë takim mori pjesë edhe Teute Krasniqi, Zyrtare e Lartë Ndërlidhëse e FRONTEX-it në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit zyrtarët e subjekteve respektive kanë diskutuar lidhur me hapat konkret për vazhdimin e bashkëpunimit të mirëvendosur, përfshirë mbrojtjen e personave për të cilët kujdeset UNHCR./IndeksOnline/
