Drejtori i Policisë në Ferizaj takohet me komandantin e Komandës Lindore të Bondsteel-it

Drejtori Rajonal i Policisë së Ferizajt priti sot në takim zyrtar komandantin e Komandës Rajonale – Lindje nga kampi ‘’Bondsteel’’, Kolonel Chris Mabis.
Gjatë këtij takimi, drejtori rajonal e njoftoi Kolonelin Mabis dhe stafin e tij për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë me komunitetin.
Po ashtu u diskutua edhe për avancimin e mëtejm të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe forcave të KFOR-it amerikan me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon dhe ndihmën që do të ofrojë KFOR-i amerikan në të ardhmen për trajnime dhe ushtrime të përbashkëta në terren.