75 Mall Live Search
12:02 / E Hënë, 20 Janar 2025 / A. M.

Drejtori i policisë në Pejë pret në takimin lamtumirës, komandant Roccon

Drejtori rajonal i policisë në Pejё, Shaban Shala, ka pritur sot në takimin lamtumirës, komandantin e KFOR-it, Komanda Perëndimore, Mundo Rocco.

Sipas një komunikate për media, në takim u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Pejë, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë.

Gjatë këtij takimi u evidentuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë rajonale të policisë në Pejё dhe KFOR-it, si edhe u theksua rëndësia e forcimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.