15:29 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Drejtori i Policisë në vendin ku ndodhi vrasja e pesëfishtë në Gjilan

Një zyrtare policore mori jetën e katër anëtarëve të familjes si dhe në fund vrau edhe veten.

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Gjilan tronditi gjithë opinionin.

Në vendin e ngjarjes në shtëpinë e familjes Bllaca po vazhdojnë të qëndrojnë Policia e Kosovës dhe të gjithë pjesëtarët e organeve kompetente në vend.

Aty tashmë ka arritur edhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, raporton Indeksonline.

Qalaj po përkujdeset që nga afër të marrë informacionet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje shumë të dhimbshme që ndodhi në komunën e Gjilanit.

Indeksonline raportoi lidhur me çdo zhvillim të kësaj ngjarje, si dhe për viktimat të cilët humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri./Indeksonline/