75 Mall Live Search
10:05 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Drejtori i policisë po merr pjesë në një simpozium, i cili po mbahet në SHBA

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me bashkëpunëtorë, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Washington D.C., ku po merr pjesë në simpoziumin “Policimi i orientuar në komunitet me theks të veçantë në luftimin e
ekstremizmit të dhunshëm”.


Drejtori Qalaj në këtë simpozium në të cilin marrin pjesë nivele të larta udhëheqëse, është panelist në diskutimet përmbledhëse lidhur me programet preventive “Reagimi ndaj radikalizmit
të të rinjve”.


Ky simpozium në të cilin po merr pjesë edhe Policia e Kosovës, është organizuar nga organizatat e njohura si Hedayah dhe Global Center, të cilat kanë për mision trajtimin, luftimin si dhe zhvillimin e praktikave më të mira që ndërlidhen me dukurinë e terrorizmit dhe ekstremizmit
të dhunshëm.