Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj vizitoi Radio Televizionin e Kosoës

Drejtori i Policisë̈ së Kosovës Rashit Qalaj vizitoi Radiotelevizionin e Kosovës ku u prit nga drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.
Bashkëpunimi ndërmjet Policisë̈ së Kosovës dhe mediumit publik RTK, si dy institucione të rëndësisë së veçantë në Republikën e Kosovës ka qenë edhe në të kaluarën dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmën në interes të publikut konfirmuan Qalaj dhe Kastrati.

RTK, do të vazhdojë me informimin e drejtë dhe të paanshëm të publikut, përfshirë këtu edhe për operacionet e Policisë së Kosovës me interes për qytetarët, siguroi drejtori Kastrati, ndërsa, edhe fushatat vetëdijësuese, nisma të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të transmetohen në mediumin publik.