Drejtori i Policisë së Kosovës pret në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë

U.d, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka pritur në takim lamtumirës, shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu.
Me rastin e përfundimit të misionit si shef i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Braathu gjatë kësaj vizite, theksoi se Policia e Kosovës është institucioni kyç dhe çelës i shtetit të suksesshëm, si dhe përgëzoj Policinë për punën e deritanishme.
Me këtë rast u.d. Drejtori i PK-së, z. Mehmeti i dhuroi një pllakë dhe një letër falënderim.
U.d. Drejtori i PK-së, Samedin Mehmeti, u zotua se puna, angazhimi dhe bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me institucione vendore dhe ndërkombëtare do të jetë edhe më tutje objektiv i vazhdueshëm në funksion të garantimit të rendit dhe promovimit të sigurisë së përgjithshme për qytetarët e Kosovës pa dallim.
