75 Mall Live Search
16:24 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Drejtori i Policisë së Kosovës takon Shefin e BE-së në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Rashit Qalaj ka pritur në takim zyrtar,  Frank Poëer, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës për Prishtinë, me të cilin diskutuan rreth projektit të ri të Këshillit të Evropës në fushën e parandalimit dhe luftimit të trafikimit me qenie njerëzore dhe modalitetet e bashkëpunimit.

Kujtojmë që me 18 tetor do të fillojë muaji anti-trafikim, ku policia Kosovës është pjesë e Autoritetit Kombëtarë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe ka një rol kyç në implementimin e planit të veprimit të Strategjisë Nacionale Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të udhëhequr nga kryetari i saj, Agim Shahini, i cili shoqërohej nga kryetarët e degëve të AKB-së që veprojnë në Gjermani, Austri, Itali, Zvicër dhe Çeki.