Drejtori i Policisë: S’kemi qenë fare të njoftuar për liturgjinë në kishë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti është duke raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Mehmeti i është përgjigjur pyetjes së deputetit Bekë Berisha se pse nuk është ndaluar mbajtja e liturgjisë serbe në Kishën Ortodokse në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Drejtori i PK-së tha se policia nuk ka qenë e njoftuar për këtë aktivitet dhe i njëjti objekt nuk është në listën e atyre që policia i siguron 24 orë.

“Ne nuk kemi qenë të njoftuar fare se do të mbahet ndonjë aktivitet kishtar, policia nuk e ka këtë objekt në listën e objekteve në të cilat policia i siguron për 24 orë. Nuk kemi pas njohuri se në këtë vend do të mbahet liturgji”, tha ai./Indeksonline/
