Drejtori i Policisë takon shefin e UNDP-së, flasin për thellim të bashkëpunimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend HOXHA, mirëpriti në ambientet e drejtorisë së përgjithshme policisë në Prishtinë shefin e UNDP-së në Kosovë, z. Nuno QUEIROS.
Sipas njoftimit takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe vlerësimi të ndërsjellë.
‘’U theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të partneritetit në funksion të sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.Palët u zotuan për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit reciprok në projekte me interes të përbashkët’’ thuhet në njoftim./Indeksonline/