15:09 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Drejtori i Policisë viziton fëmijët e kthyer nga Siria, iu dërgoi diçka

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj gjatë ditës i ka vizituar këta fëmijë në qendrën e azilantve në Vranidoll në komunën e Prishtinës.

Ai përveç vizitës, fëmijëve ju ka dërguar disa lodra.

Kujtojm që në Siri vazhdon të ketë kosovarë të cilët shteti pretendon t’i kthejë.

Në konferecë të thirrur për media, Qalaj konfirmoi se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.

“Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.Po ashtu në këtë konferencë foli edhe Naser Ramadani- Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.